ads

Monday, October 15, 2012

Linda Halimi pozon nudo para se të niset për Amerikë,

Askush nuk mund të besonte, po t’i kishim thënë para disa vitesh se një vajzë e panjohur nga fshati, një ditë do të bëhet një nga emrat më të lakuar në media për gjithçka.

Këtë fat e ka pasur këngëtarja e njohur Linda Halimi (Edëards), e cila kohëve të fundit gjithnjë e më shumë është e pranishme në media për ‘’skandalet’’ të cilat ndoshta edhe i imponon vetë.
Pasi u bë si një seksi lady, Linda këto ditë ka vendosur që të pozojë edhe nudo, e zhveshur ashtu siç e ka bërë nëna. ‘’Po, e kam bërë një foto nudo, mirëpo atë foto nuk e nxjerr.
Kush do ta ketë fatin ta ketë i pari atë fotografi do e shohim (qesh), do ta publikoj ekskluzivisht për revistën që e do ekskluzivitetin përpara se të nisem.Një foto e kam bërë nudo e shtrirë në karrige, kjo tjetra që e kam publikuar nuk ka të bëjë me foton që është e papublikuar. Është shumë artistike dhe aspak vulgare për mendimin tim.
Thjesht e kam bërë për qejfin tim dhe si mesazh që do të jetë se ‘’Ndihem rrehat me trupin tim, nën lëkurën time’’, pavarësisht çdo sfide me mbipeshën dhe sfidat e tjera.
Është një album me foto profesionale, të cilat janë bërë këto ditë dhe vazhdimisht do të nxjerr të reja’’, thekson këngëtarja e njohur kosovare Linda Halimi së cilës, siç duket, fati i ka buzëqeshur edhe në dashuri. Pasi ka kurorëzuar me martesë lidhjen e saj me amerikanin Davon Edwards, me të cilin së shpejti pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ku kanë blerë edhe një shtëpi.

No comments:

Post a Comment