ads

Sunday, October 21, 2012

Rihanna i dergon fotot intime Chri Brown-it

Derisa Rihanna është në studio duke punuar shumë për albumin e saj të ri, “Unapologetic”, ajo po punon gjithashtu në lidhjen e saj me Chris Brown.
Sipas medieve amerikane, Rihanna gjatë gjithë kohës sa është duke punuar në studio, i dërgon fotografi seksi të dashurit, duke i treguar se si po duket dhe se po i mungon.
“Në të shumtën e rasteve, Rihanna shkon në studio pas orës 2 të mëngjesit dhe në mes të çdo pushimi nga incizimet ajo mbyllet në tualet dhe flet dhe i dërgon foto gjatë gjithë kohës Chris-it”, bëjnë të ditur dëshmitar.
Bashkimi me të dashurin e vjetër, nga i cili u nda shkaku i sulmit të tij ndaj saj, e ka bërë Rihanna-n të ketë edhe më shumë vullnet për të punuar. Besohet se pikërisht titulli i albumit është edhe titull i një kënge që ajo ia ka kushtuar atij. Albumi i Rihanna-s do të publikohet në nëntor.

No comments:

Post a Comment